
Britania krijon turbinat e eres me permasa sa dyfishi i Big Ben
Turbinat e erës më të mëdha në botë janë ndërtuar në brigjet veriore Anglisë duke fuqizuar me energji të papërpunuar rreth 600.000 shtëpi.
Secila nga 87 turbinat janë sa dyfishi i lartësisë së kullës Big Ben dhe sigurojnë energjisë të mjaftueshme të papërpunuar për të fuqizuar rreth 600,000 shtëpi. Walney Extension tejkalon fermën aktuale më të madhe operative të erës, London Array, jashtë brigjeve të Kent në grykëderdhjen e Thames. Turbinat në Walney Extension, të cilat janë një projekt i financuar nga Danimarka, qëndrojnë afërsisht 190 metra lart mbi nivelin e detit. Windgam është rreth 19 kilometra larg Walney Island, dhe mbulon një sipërfaqe prej 145 kilometrash katrorë e cila është e barabartë me rreth 20,000 fusha futbolli.
Këto turbina të gjitha sëbashku janë të afta të gjenerojnë 695 megavat, dhe përdorin shumë se 300 kilometra kabllo për të lidhur turbinat në det të hapur me rrjetin elektrik nacional. Ndërtimi i projektit filloi në 2015, dhe është përfunduar nga firma daneze e energjisë Orsted, me mbështetjen e dy fondeve ndihmë daneze. Çdo teh turbine u prodhua në Britaninë e Madhe, në Hull dhe Isle of Wight, dhe projekti përdorte furnizuesit kryesorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha Orsted. Aktivitetet e vazhdueshme dhe aktivitetet e mirëmbajtjes për fermën e erës do të vendosen në Barrow dhe do të mundësojnë rreth 250 vende pune. Matthew Wright, drejtor menaxhues i Orsted UK, tha: "Mbretëria e Bashkuar është lider global i prodhimit të energjisë së erës në det dhe Walney Extension dëshmon historinë e pabesueshme të suksesit të kësaj industrie.
'Projekti, i kompletuar me kohë dhe brenda buxhetit, shënon gjithashtu një hap tjetër të rëndësishëm drejt vizionit të Orsted për një botë që shkon tërësisht me energji të gjelbër. 'Rajoni i veriperëndimor luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë përmes erës në Mbretërinë e Bashkuar, me turbina të vendosura në det të hapur, por qëllimi ynë kryesor tashmë është ta kthejmë në një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv në këtë vend ."Ne duam të sigurojmë që komuniteti lokal të bëhet pjesë integrale e revolucionit të energjisë së rinovueshme që po ndodh përgjatë bregdetit të saj".
Orsted gjithashtu mbështet komunitetin lokal në Barrow dhe më gjerë me një fond komuniteti prej 19 milionë dollarësh. Ai gjithashtu siguron një për të nxitur arsimin, për të mbështetur nxënësit lokalë dhe për të rritur nivelin e absorbimit të lëndëve burimore si shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, për të rinjtë me aftësim profesional në industrinë e turbinave me erë.
Ministri i Energjisë Claire Perry, tha: Rekorde të arritjeve inxhinierike si kjo fermë e madhe në det të hapur na ndihmojnë të konsolidojmë pozicionin tonë udhëheqës global, të thyejmë rekorde dhe arritje të tjera për gjenerimin e energjisë së rinovueshme dhe të krijojmë mijëra vende pune me cilësi të lartë. "Si pjesë e Strategjisë Industriale moderne, ne kemi përcaktuar një financim prej 430 milionë dollarësh për projekte të reja të ripërtëritshme, duke ndihmuar në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe për të ofruar rritje të pastër në ekonominë e vendit".
Më të lexuarat








